Deputeti i VV-së kundër, reagon Bogujevci: Shkenca më dha mundësinë të bëhem nënë pa pasur nevojë për burrë
Deputeti i VV-së kundër, reagon Bogujevci: Shkenca më dha mundësinë të bëhem nënë pa pasur nevojë për burrë
Në seancën e Kuvendit të enjten është diskutuar për Projektligjin për shëndet riprodhues dhe fertilizim të asistuar mjekësor.
E kundër lejimit të fertilizimit të asistuar për gratë e pamartuara u shpreh deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Eman Rrahmani, duke thënë se projektligji në fjalë duhet të rishikohet pasi sipas tij, cenon familjen.
“E drejta e fertilizimit u jepet edhe vajzave të pamartuara. Pati edhe çështje të tjera. Unë personalisht nuk do të marrë pjesë në këtë diskutim, prandaj do të kërkoja nga ministri ta tërheqë dhe ta diskutojë për vërejtjet”, ka thënë Rrahmani.
E ndaj tij ka reaguar nënkryetarja e Kuvendit, Saranda Bogujevci, e cila ka thënë se ka vendosur t’i besoj shkencës dhe të bëhet nënë pa pasur një burrë.
Bogujevci u shpreh se ky ligj është i rëndësishëm, prandaj ka vendosur t’i besoj shkencës dhe të bëhet nënë.
“Kur i rregullojmë gjërat në shoqërinë tonë sa e lehtë është të merret kur vendimet munden me determinua për neve si gra qysh vendosim ta jetojmë ne jetën tonë, diçka që nuk parashihet me pjesën e burrave. Unë po dua të jem e sinqertë dhe ta them edhe publikisht që përderisa unë nuk e kam pasur mundësinë të jem në lidhje apo të jem në lidhje martesore ose çfarëdo forme tjetër, kam dashtë të bëhem nënë edhe unë duhet të jem e limituar në bazë të asaj që e the vetëm pse një shoqëri mendon se një normë duhet të jetë në një formë të caktuar. Përderisa, unë kam dashtë të bëhem nënë për mua ka qenë me rëndësi çfarë ka ofruar shkenca të ma mundësojë atë të drejtë e jo të ma determinojë një burrë, që unë duhet medoemos të kem një burrë me të cilin martohem për të pasur mundësi të bëhem nënë”, tha Bogujevci.
Projektligji për shëndet riprodhues dhe fertilizim të asistuar mjekësor nuk arriti të marr mbështetjen e deputetë.