TË FUNDIT

Bogujevci: Unë kam vendosur të bëhem nënë pa pasur burrë

Bogujevci: Unë kam vendosur të bëhem nënë pa pasur burrë

Nënkryetarja e kuvendit Saranda Bogujevci, i ka reaguar ashpër deputetit të VV-së, Visar Korenicës i cili tha se është kundër ligjit për riprodhim pasi sipas tij cenohet familja.

Deputetja e VV-së, Bogujevci, tha se ajo ka vendosur t’i besojë shkencës dhe të bëhet nënë pa pasur një burrë.

“E mora fjalën vetëm për ti sqaru disa gjana pa dashur të futem në replika, mendoj që është ligj tepër i rëndësishëm e kemi diskutuar shumë herë në rrafshe të ndryshme, kur i rregullojmë gjërat në shoqërinë tonë sa e lehtë është të merret kur vendimet munden me detereminu për neve si gra qysh vendosim ta jetojmë ne jetën tonë, diçka që nuk parashihet me pjesën e burrave. Unë po dua të jem e sinqertë dhe ta them edhe publikisht që përderisa unë nuk e kam pasur mundësinë të jem në lidhje apo të jem në lidhje martesore ose çfarëdo forme tjetër, kam dashtë të bëhem nënë edhe unë duhet të jem e limitume në bazë të asaj që e the vetëm pse një shoqni mendon se një normë duhet të jetë në një formë të caktume. Përderisa unë kam dashtë të bëhem nënë për mua ka qenë me rëndësi çfarë ka ofruar shkenca me ma mundësu atë të drejtë e jo me ma determine një burrë, që unë duhet medoemos të kem një burrë me të cilin martohem për tu bërë nënë”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *