Bastisen shtëpitë e ish-ushtarëve të UÇPMB-së nga xhandarmëria serbe (VIDEO)
12 shtëpi të ish-ushtarëve të Ushtrisë Çlirimtare për Preshevë, Medvegjë dhe Bujanovc, janë bastisur nga ana e xhandarmërisë serbe. Bastisjet janë kryer me urdhër të Gjykatës së Vranjës.
Kjo u konfirmua po ashtu edhe nga njëri prej ish-ushtarëve të UÇPMB-së, Nadir Sefedini. “Po, janë thyer 12 objekte në Bujanovc dhe Zarbicë. Ngjarja ka ndodhur të hënën më 6 mars”, tha Sefedini.
Sefedini deklaroi se ai dhe familja e tij janë traumatizuar. “Familjen e kam për momentin në Gjilan. Fëmijët nuk po guxojnë të shkojnë në Bujanovc”, jemi të traumatizuar”, tha ai.
Ai theksoi se bastisjes janë kryer nën preteksin e kërkimit të armëve. Lidhur me rastin ka reaguar edhe nënkryetari komunës së Bujanovcit, Shqiprim Musliu. Ai i ka dërguar edhe një letër gjatë së mërkurës, kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti./KlanKosova