TË FUNDIT

Aksident i tmerrshëm në Tiranë, dy të vdekur

Aksident i tmerrshëm në Tiranë, dy të vdekur

Shkon në dy numri i personave që kanë humbur jetën nga aksidenti në Tiranë.

Tre persona kanë mbetur të plagosur.

Viktimat janë dy femra, njëra prej të cilave 25 vjeç.

Ngjarja ndodhi pranë TEG-ut ku një makinë që vinte nga Shkoza, ka rënë nga mbikalimi duke rënë mbi kofanon e një automjeti tjetër.

Policia bën me dije se tre të plagosurit janë dërguar në spital për të marrë ndihmën e duhur mjekësore. Ndërkaq, grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit. /Lajmi.net/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *