Syla: Konjufca e pranoi se Zajednica do të implementohet, Kurti le t’i përgjigjet familjeve Balaj, Xheladini e Dehari
Syla: Konjufca e pranoi se Zajednica do të implementohet, Kurti le t’i përgjigjet familjeve Balaj, Xheladini e Dehari
Gazetari Valon Syla ka komentuar deklaratën e kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, se Asociacioni do të zbatohet, por pas marrëveshjes Kosovë-Serbi sipas planit franko-gjerman.
Syla po ashtu se thotë se kryeminsitri Albin Kurti dhe Konjufca duhet t’u kërkojnë falje familjeve Dehari, Balaj e Xheladini që kanë humbur të afërmit e tyre në kauzat e VV-së.
“Sonte Glauk Konjufca e pranoi se asociacioni, apo zajednica do te implementohet nga Qeveria Kurti, por kushti i vetëm i tyre është që kjo të bëhet pas Planit apo Marrëveshjes Franko – Gjermane. Diplomacia e vendeve të Kuintit ka kërkuar që asociacioni të nis implementimin para marrëveshjes. Albin Kurti, le ti përgjigjet tash familjeve Balaj, Xheladini dhe Dehari, se fëmijët e tyre u sakrifikuan duke i besuar Kurtit e Konjufcës, se këta do ta ndalin zajednicën, bosnizimin e Kosovës etj…”, shkroi ai.
Ai tutje tha se do të përmbushë premtimin e tij që të gjuajë gaz lotsjellës në studio nëse do të zbatohet Asociacioni nga VV-ja. Këtë bast ai e kishte bërë në studion e Pressingut më 7 mars.
Postimi i plotë:
Sonte Glauk Konjufca e pranoi se asociacioni, apo zajednica do te implementohet nga Qeveria Kurti, por kushti i vetëm i tyre është që kjo të bëhet pas Planit apo Marrëveshjes Franko – Gjermane.
Diplomacia e vendeve të Kuintit ka kërkuar që asociacioni të nis implementimin para marrëveshjes, pra para Planit Franko – Gjerman.
Albin Kurti dhe VV, le ti përgjigjet tash familjeve Balaj, Xheladini dhe Dehari, se fëmijët e tyre u sakrifikuan duke i besuar Kurtit e Konjufcës, se këta do ta ndalin zajednicën, bosnizimin e Kosovës etj…
Edhe dënimet për lotsjellës e bazuka ndaj Parlamentit e Presidencës le të ndëshkohen, spaska pas nevojë për amnesti të dhunimit e terrorit. Apo jo?
Taksirat për mu me gjujt lotsjellës në studio tash. /Lajmi.net/