Rendi i ditës në mbledhjen e Qeverisë, pritet emërimi i drejtorit të Policisë së Kosovës
Rendi i ditës në mbledhjen e Qeverisë, pritet emërimi i drejtorit të Policisë së Kosovës
Qeveria e Kosovës do të zhvillojë sot mbledhjen e radhës.
Në kuadër të mbledhjes së 132-të me radhë do të shqyrtohen disa pikë të rendit të ditës.
Në mesin e 13 pikave është edhe emërimi i drejtorit të ri të Policisë së Kosovës.
Po ashtu në këtë mbledhje do të shqyrtohet kërkesa për shpronësim për interes publik të pronave të paluajtshme të cilat preken nga projekti i zgjerimit të rrugës Kijevë-Zahaq.
Rendi i ditës:
Shqyrtimi i Propozim-vendimit për aprovimin e kritereve, kushteve për shpalljen e konkursit si dhe procedurat e aplikimit të përzgjedhjes së Projektit për Kompleksin Memorial “Adem Jashari” në Prekaz
Aprovimi i Ekstraktit të Procesverbalit dhe Transkriptit nga mbledhja e 127 dhe ekstrakteve të procesverbaleve nga mbledhjet 125 dhe 126 elektronike/korrespoduese të Qeverisë së Kosovës
Shqyrtimi i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit Nr.04/L-054 për Statusin dhe të Drejtat e Dëshmorëve, Invalidëve , Veteranëve, Pjesëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Personat e dhunuar gjatë luftës, Viktimat Civile dhe Familjarëve të tyre, i ndryshuar dhe plotësuar me Ligjin Nr.04/L-172 (MFPT)
Shqyrtimi i Draftit të Planit Kombëtar për Zhvillim
Shqyrtimi i Draftit të Deklaratës së Prioriteteve Afatmesme të Qeverisë 2024-2026
Shqyrtimi i Propozim-vendimit për Rekomandimin e Kryeministrit të Republikës së Kosovës për emërimin e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Kosovës
Shqyrtimi i Propozim-vendit për themelimin e Komisionit për Vlerësimin e Sistemeve Shtetërore të Informacionit dhe Komunikimit me Rëndësi Strategjike
Shqyrtimi i Propozim-vendimit për ri zgjatjen e mandatit të Drejtorit të Përgjithshëm të Agjencisë së Kosovës për Akreditim, në kuadër të Ministrisë së Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit
Shqyrtimi i Propozim-vendimi përfundimtar për shpronësim për interes publik të pronave të paluajtshme ish shoqërore “Kooperativa Bujqësore Podujevë” të cilat janë të nevojshme në realizimin e Projektit: Ndërtimi i Zonës Ekonomike Industriale “Zona Kadastrale Livadicë, Komuna e Podujevës
Shqyrtimi i Propozim-vendimit për shqyrtimin e mëtejmë të kërkesës për shpronësim për interes publik të pronave të paluajtshme të cilat preken nga realizimi i Projektit: Zgjerimi i Rrugës Nacionale N9 Kijevë-Zahaq, segmenti Kijevë-Dollc, Zona Kadastrale: Kijevë, Komun e Malishevës dhe Zonat Kadastrale Çabiq-Zabërgjë, Gllarevë, Dresnik, Gremnik dhe Dollc të Komunës së Klinës
Shqyrtimi i Draftit të Planit për Harmonizimin e Ligjeve të Veçanta me Ligjin për Procedurën e Përgjithshme Administrative
Shqyrtimi i Draft-Konceptit të dokumentit për Dhënien në Shfrytëzim dhe Këmbim të Pronës së Paluajtshme të Komunës
Të ndryshme./Lajmi.net/