Rama i dhuron Osmanit hyjneshën në fron, gjatë vizitës së parë në Komunën e Prishtinës
Rama i dhuron Osmanit hyjneshën në fron, gjatë vizitës së parë në Komunën e Prishtinës
Në Ditën e Gruas, kryetari i Prishtinës, Përparim Rama ka pritur në takim presidenten e vendit, Vjosa Osmani.
Rama tha se bashkë me Osmanin diskutuan për angazhimin në fuqizimin e grave dhe rëndësinë e përfshirjes së tyre në pozita drejtuese, transmeton lajmi.net.
Po ashtu Rama tha se mirëpresin thellimin e bashkëpunimit në këtë drejtim.
Me këtë rast Rama gjithashtu i ka dhuruar presidentes Osmani simbolin e kryeqytetit “Hyjnesha në fron”.
Presidentja Osmani e ka falënderuar Ramën, teksa theksoi se “Hyjnesha në fron është simbol i gruas së fortë”.
Postimi i plotë:
Kënaqësi e veçantë të pres sot Presidenten e Republikës së 🇽🇰, Dr. Vjosa Osmani.
Bashkë diskutuam për angazhimin tonë në fuqizimin e grave dhe rëndësinë e përfshirjes së tyre në pozita drejtuese.
Mirëpresim thellimin e bashkëpunimit në këtë drejtim./Lajmi.net/