Lëvizje në Serbi, mediat atje thonë se Vuçiq ka nisur krijimin e partisë së re të tij
Lëvizje në Serbi, mediat atje thonë se Vuçiq ka nisur krijimin e partisë së re të tij
Presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiq ka nisur formimin e partisë së tij të re.
Subjekti i ri politik që ai do të krijojë quhet “Lëvizja popullore për shtetin”, shkruan lajmi.net.
Siç konfirmon presidenca serbe për “Tanjug”, Vuçiq do të vizitojë të gjitha pjesët e Serbisë në ditët në vazhdim për të kërkuar përkrahjen e popullit.
Fillimisht, Vuçiq do të fillojë kah jugu i shtetit të tij, në Vranjë, ku do të ketë takime me qytetarë serbë. /Lajmi.net/