Në ditën e sotme, më 7 mars të vitit 321, Perandori Konstandini i Madh vendosi që e Diela, Dita e Diellit, të shpallet një ditë zyrtare pushimi
Në ditën e sotme, më 7 mars të vitit 321, Perandori Konstandini i Madh vendosi që e Diela, Dita e Diellit, të shpallet një ditë zyrtare pushimi, në të cilën tregjet dhe zyrat publike do të mbyllën!
Kostandini I, perandor i Perandorisë Romake, me origjinë nga Dardania i njohur në histori si Kostandini i Madh, konsiderohet për njërin nga sundimtarët më me ndikim të antikitetit, dhe mund të pretendohet me plotë të drejtë për ndikimin e dendur të tij në shoqërinë e sotme. Sipas Ediktit të Milanos i vitit 313, Kostandini, yni dardano-ilir bëri një shqiptim jashtëzakonisht të rëndësishëm, që deklaronte se qytetarët duhet të lejohen të praktikojnë fenë e zgjedhjes së tyre, dhe posaçërisht ndaloi nënshtrimin e adhuruesve të krishterë. Së këtejmi, procesi gradual i reformave të perandorit në fjalë u nënvizua edhe në vitin 321, kur, më 7 Mars, Konstandini dekretoi që “dies Solis Invicti” ose “dies Sol Invictus” (“Dita e Diellit” ose Dita e Diel), duhet të shihet si një ditë universale e pushimit. Në këtë kontekst sipas dekretit të 7 marsit të dielën duhet të shmangen shumë aktivitete. Tregtarët ishin të ndaluar të bënin tregti dhe institucionet administrative duhet mbyllën, përveç atyre që merreshin me çlirimin e skllevërve. Vetëm bujqve dhe shërbimeve shëndetësore u lejohet të vazhdojnë të punojnë duke pranuar se disa aktivitete bujqësore e shëndetësore ishin të pamundura për tu shtyrë!
The post Në ditën e sotme, më 7 mars të vitit 321, Perandori Konstandini i Madh vendosi që e Diela, Dita e Diellit, të shpallet një ditë zyrtare pushimi first appeared on In For.