Fushë-Kosovë: Defekti në veturë iu kushtoi edhe më shtrenjtë, çiftit i vidhen 580 euro nga çanta
Fushë-Kosovë: Defekti në veturë iu kushtoi edhe më shtrenjtë, çiftit i vidhen 580 euro nga çanta
Ankuesja femër ka raportuar se derisa ishte me bashkëshortin duke lëvizur me veturë në rrugën Fushë Kosovë-Prizren, për shkak të një defekti në veturë janë ndaluar dhe gjatë angazhimit për rregullimin e veturës, persona të panjohur kanë arritur që nga vetura t’i vjedhin çantën bashkë me dokumente dhe 580 euro.
Të dyshuarit janë larguar në drejtim të panjohur.
Lidhur me rastin është informuar edhe prokurori, ndërsa njësitet policore janë duke hetuar rastin./Lajmi.net/