TË FUNDIT

‘Epopeja e UÇK-së’ përmbyllet sot me Natën e Zjarreve

Aktivitetet për shënimin e përvjetorit të 25-të Epopesë së UÇK-së që nisi më 5 mars, do të përfundojnë sot.

Në ditën e tretë të Epopesë, dhe e fundit, duke filluar nga ora 18:00, fillon ndezja e flakadanëve në Kosovë, duke vazhduar me manifestimin “Nata e Zjarreve” në Prekaz që shënon edhe përmbylljen e manifestimit.

Nata e Zjarreve’, do të mbahet edhe në Prishtinë. Ky është viti i dytë që Kryeqyteti e shënon Epopenë e UCK-së, për të vazhduar kështu traditën e përkujtimit të luftës dhe sakrificës së njerëzve tanë për liri”, njofton Komuna e Prishtinës.

Ndryshe dje dhe pardje me aktivitete u shënua 25 vjetori i rënies së komandantit legjendar të UÇK-së, Adem Jashari dhe familjes së tij.
Në përvjetorin të 25-të të kësaj ngjarjeje historike, u mbajt parada e FSK-së, ku Kuadratet e Ushtrisë së Kosovës u rreshtuan në nderim të ,Epopesë së UÇK-së.

Kurse dje Kuvendi i Kosovës, ka mbajtur seancë solemne, si dhe u mbajt një Akademi Përkujtimore.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *