TË FUNDIT

Dita e fundit e Epopesë së UÇK-së, pamje nga përgatitjet për “Natën e Zjarreve”

Dita e fundit e Epopesë së UÇK-së, pamje nga përgatitjet për “Natën e Zjarreve”

Qytetarët dhe vizitorë të shumtë nga jashtë vendit kanë vizituar gjatë tri ditëve të fundit Kompleksin Memorial “Adem Jashari” në Prekaz.

Kjo për nder të familjes Jashari, komandantit legjendar Adem Jashari dhe familjarëve të tij që ranë dëshmorë në marsin e vitit 1998 në Prekaz.

E në ditën e tretë dhe të fundit të Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, lajmi.net ka qëndruar në Prekaz ku ka filluar edhe përgatitja për ndezjen e flakadanëve në Kompleksin Memorial “Adem Jashari”.

Pas ndezjes së flakadanëve, do të vazhdojë manifestimi “Nata e Zjarreve” në Skenderaj, me të cilin edhe përmbyllet manifestimi treditor, në sheshin që mban emrin e komandantit legjendar Adem Jashari. /Lajmi.net/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *