Abdixhiku, vizitë zyrtare në Paris
Abdixhiku, vizitë zyrtare në Paris
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, me ftesë të autoriteteve franceze do të qëndrojë për vizitë zyrtare në Paris.
Në njoftimin e LDK-së thuhet se gjatë ditëve në vijim Abdixhiku do të takohet me zyrtarë institucionalë të shtetit të Francës, për të diskutuar lidhur me zhvillimet e fundit politike, dialogun dhe rrugën integruese të Kosovës në strukturat euroatlantike.
Ndryshe, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, në një takim të mbajtur më 27 shkurt kanë pranuar planin evropian në Bruksel, të titulluar “Marrëveshja drejt normalizimit Kosovë-Serbi”.