TË FUNDIT

Pas deklaratës së SHBA-së reagon Hoti: LDK-ja është kundër mashtrimit, e jo kundër partnerëve të shtetit të Kosovës

Pas deklaratës së SHBA-së reagon Hoti: LDK-ja është kundër mashtrimit, e jo kundër partnerëve të shtetit të Kosovës

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e LDK-së, Avdullah Hoti, ka reaguar pasi Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë shprehur të shqetësuara lidhur me deklaratat e bëra nga opozita për kundërshtimin e propozimit evropian.

Hoti tha se LDK-ja është kundër mashtrimit dhe jo kundër partnerëve të shtetit të Kosovës, transmeton lajmi.net.

Sipas Hotit, forca politike që e udhëheq vendin i ka mashtruar qytetarët për 15 vite duke radhitur kështu disa arsye.

Sipas Hotit, tani e njëjta forcë politike pranon të zbatojë të gjitha marrëveshjet paraprake dhe thirret në elemente specifike të atyre marrëveshjes që sigurojnë kushtetutshmërinë në zbatim.

Postimi i plotë:

LDK-ja është kundër mashtrimit, e jo kundër partnerëve të shtetit të Kosovës.

Forca politike që udhëheq me vendin i ka mashtruar qytetarët për 15 vite, sepse:

– e ka kundërshtuar Planin e Ahtisarit që ka sjellë pavarësinë;

– e ka kundërshtuar Marrëveshjen e Stabilizim-Asocimit që ka trasuar rrugën e integrimit evropian të Kosovës;

– e ka kundërshtuar Marrëveshjen e Uashingtonit të nënshkruar në Shtëpinë e Bardhë, e cila e ka sjellë njohjen nga Izraeli dhe përfitime të tjera;

– e ka kundërshtuar me dhunë marrëveshjen e demarkacionit me Malin e Zi, pavarësisht thirrjes nga zyrtarët më të lartë të SHBA-së për të mbështetur atë, e sot e konsideron demarkacionin si çështje të kryer;

– i ka kundërshtuar të gjitha marrëveshjet e dialogut në 10 vitet e fundit, disa prej të cilave kanë mundësuar shtrirje të sovranitetit në të gjithë territorin e vendit dhe i kanë siguruar Kosovës prezencë në forume ndërkombëtare;

– e ka kundërshtuar me dhunë marrëveshjen e parimeve të vitit 2015, e cila siguron zbatim të Kushtetutës së Kosovës në zbatimin e marrëveshjes së vitit 2013.

Ndërkaq, tani e njëjta forcë politike pranon të zbatoj të gjitha marrëveshjet paraprake dhe thirret në elemente specifike të atyre marrëveshje që sigurojnë kushtetutshmërinë në zbatim.

LDK-ja është kundër mashtrimit.

LDK-ja është për shtetin e Kosovës.

LDK-ja është për ruajtje të partneritetit me miqtë./Lajmi.net/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *