TË FUNDIT

Kurti: Krismat e Jasharëve frymëzuan gjithë luftën për liri të Kosovës

Kurti: Krismat e Jasharëve frymëzuan gjithë luftën për liri të Kosovës

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në Akademinë Përkujtimore në shënim të 25-vjetorit të Epopesë së UÇK-së, të mbajtur sot në Prishtinë, tha se aksioni kriminal i Serbisë në familjen Jasharaj vrau 59 persona.

“Ishin ato krisma që e shumëfishuan mobilizimin e vullnetarëve nga radhët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe ishin po ato krisma që frymëzuan gjithë luftën për liri deri në çlirimin e Kosovës nga Serbinë në qershor të viti 1999”, tha ai.

Shefi i ekzekutivit tha se krismat e Jasharajve të Prekazit u shumëzuan më numrin e ushtarëve të UÇK-së, duke u shumëfishuar. Ai tha se rezistenca e Jasharëve ishte akti kulmor.

Kurti ka thënë se Shaban, Hamëz dhe Adem Jashari kanë rënë për lirinë e Kosovës.

Madje, ai ka treguar edhe se si të tre ata, në raste të ndara, kishin thënë se nuk e kanë ndërmend ta lëshojnë vendin e tyre dhe se do të luftojnë ta mbrojnë atë.

“Me fjalët e tij [Ademit] dhe të Hamëzës s’kemi ku të shkojmë, këtu do ta bëjmë vdekjen, ku të parët tanë jetuan me shekuj – kurrë nuk do ta lëshojmë këtë vend, do të përpiqemi me aq sa kishim mundësi”.

“Shaban Jashari, njësoj si djemtë e tij, kishte thënë ‘këtu kemi le, këtu kemi me vdekur, nuk kemi ku të shkojmë, do të luftojmë sa të mundemi – kur të vijë vdekja, vdesim dhe udha e mbarë na qoftë”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *