Konjufcës iu dridhet zëri kur e quan Rifat Jasharin hero të gjallë
Konjufcës iu dridhet zëri kur e quan Rifat Jasharin hero të gjallë
Në Kuvendin e Kosovës është duke u mbajtur seanca solemne në 25 vjetorin e “Epopesë së UÇK-së”.
“Vetëm për 1 minutë ta zini vendin e bacës Rifat dhe më thoni a nuk është ky definicioni i heroit të gjallë?”, janë fjalët që kur kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, i citoi u emocionua.
““Lufta e Prekazit dhe sakrifica e Jasharëve është ngjarje e pashembull jo vetëm në historinë tonë kombëtare. Një të ngjashme nuk e njeh as historia botërore. Familja e gjerë Jashari, 3 breza në kullën e tyre shekullore, në token e lashtë të stërgjysheve, nga baci Shaban, e deri te Blerimi i vogël, e shpallën lirinë e popullit tonë dhe e mbrojtën deri në vetëflijimin e tyre të plotë. Lufta ishte aq legjendare, sakrifica aq sublime, kurse vetëmohimi aq tronditës, saqë kombi shqiptar kaloi në një dimension tjetër të vetëdijes, e bota u zhvendos nga orbita e vet politike.”, është shprehur Konjufac.
Po ashtu, përmend bacën Rifat Jashari i cili gjatë luftës i kishte humbur 55 anëtarë të familjes së tij.
“I kishte humbur 55 anëtarë të familjes, por ishte ai që i ngushëllonte të tjerët”.
“Vetëm për 1 minutë ta zini vendin e bacës Rifat dhe më thoni a nuk është ky definicioni i heroit të gjallë?”./Lajmi.net/