“Karrota” për Serbinë që ta pranojë planin franko-gjerman, raportohet për 2.7 miliardë euro
Beogradi dhe Prishtina së shpejti duhet të deklarojnë nëse dhe si do ta zbatojnë planin evropian për që u pranua por nuk u nënshkrua në Bruksel. Pas disa muajsh duket se Beogradi ka një “karotë” në duar, por Perëndimi është gati të përdorë “shkopin” nëse diçka nuk shkon sipas planit. Shkruan portali serb nova.rs.
Gjegjësisht, presidenti serb Aleksandar Vuçiq dhe kryeministri i Kosovës Albin Kurti janë takuar të hënën në Bruksel dhe përfundimi është i qartë – të dyja palët e kanë pranuar propozimin evropian.
Sipas Kurtit, ai ka dashur ta nënshkruajë marrëveshjen, ndërsa Serbia jo, gjë që e ka konfirmuar edhe përfaqësuesi i Serbisë.
Siç pretendon Vuçiq, “diçka” do të duhet të nënshkruhet deri më 24 mars, dhe partnerët perëndimorë vlerësuan procesin e dialogut dhe bënë thirrje për përshpejtim shtesë për normalizimin e plotë të marrëdhënieve
Me këtë rast për “Beogradin e bindur” është përgatitur një shpërblim në formën e investimeve në vlerë prej 2.7 miliardë euro.
Sipas portalit Nova.rs, presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, në fillim të dhjetorit ka zhvilluar një takim në Bruksel me përfaqësuesit e Mercedes, Rio Tinto dhe Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim dhe rasti ka qenë një investim i madh i cili, siç thuhet, duhet të mbërrijë në Serbi.
Sipas informacioneve jozyrtare të siguruara nga ky portal, kjo marrëveshje që do të lidhet nga Qeveria e Serbisë kap vlerën e rreth 2.7 miliardë eurove.
Duke u thirrur në burime të veta portalit Nova.rs, shkruan se në takimin e dhjetorit është rënë dakord që kontrata të nënshkruhet në fund të muajit shkurt dhe publiku të marrë të gjitha informacionet për investimin në muajin mars. Siç u tha, Serbia duhet të marrë një fabrikë të makinave elektrike, dhe ky investim duhet të jetë një nga të ashtuquajturat “Karota” për Serbinë nëse pranon propozimin franko-gjerman për Kosovën dhe harmonizon politikën e saj të jashtme me Bashkimin Evropian (BE).
Në ndryshim nga shpërblimi, ka një dënim në rast se arsyeja nuk pranohet ose sabotohet./Bota Sot