TË FUNDIT

Hill: Formimi i Asociacionit është test për Kosovën

Hill: Formimi i Asociacionit është test për Kosovën

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Serbi, Christopher Hill, ka folur sërish rreth formimit të Asociacionit të Komunave me shumicë serbe.

Hill tha në panelin me temën “E ardhmje e BE-së dhe Ballkani Perëndimor” se marrëveshjet e arritura duhen respektuar dhe se ky është një test për autoritetet kosovare.

Ai theksoi se Asociacioni duhet të formohet, veçanërisht pasi ishte paraparë në marrëveshjen e arritur 10 vjet më parë, e këtë periudhë e vlerësoi si shumë të gjatë, shkruan Kosovo-Online.

“Arsyeja e dytë është se nuk duhet të jesh historian apo antropolog për ta ditur që serbët kanë jetuar me shekuj në Kosovë dhe kanë të drejtë që ta vendosin për të ardhmen e tyre”, shtoi ai.

Diplomati amerikan u shpreh se BE-ja ishte gjëja më e mirë që kishte ndodhur në shekujt e fundit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *