Dyshohet se është dhunuar një grua në magjistralen Ferizaj-Prishtinë
Dyshohet se është dhunuar një grua në magjistralen Ferizaj-Prishtinë
Në Policinë e Kosovës është raportuar një rast i dhunimit i cili kishte ndodhur të premten në magjistralen Ferizaj- Prishtinë.
Viktima ka deklaruar se rasti ka ndodhur më datën 3 mars dhe ka zgjatur tre orë, përcjell lajmi.net.
Njoftimi i plotë:
DHUNIM
Magjistralja Ferizaj-Prishtinë 03.03.2023, 16-19:00. Ankuesja femër kosovare ka raportuar se i dyshuari mashkull kosovar kishte kryer veprën e lartcekur ndaj saj. Lidhur me rastin janë ndërmarrë veprimet e nevojshme policore për procedurat e mëtutjeshme./Lajmi.net/