Qytetarët në përvjetorin e Epopesë: Mos t’i harrojmë vuajtjet që kaloi populli ynë
Qytetarët në përvjetorin e Epopesë: Mos t’i harrojmë vuajtjet që kaloi populli ynë
Qindra qytetarë nga mbarë vendi kanë vizituar Kazermën “Adem Jashari”, në 25-vjetorin e Epopesë së lavdishme të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Ata kanë vizituar nga afër njësitë ushtarake të Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe u treguan fëmijëve të tyre historinë e popullit shqiptar për liri e pavarësi. Derisa thonë se është shumë e rëndësishme që gjeneratat e reja të kenë më shumë njohuri për luftën e UÇK-së dhe rënien heroike të familjes Jashari në Prekaz.
Sipas tyre, historia e familjes Jashari duhet shpjeguar çdo brezi.
Qytetari Lutfi Bytyqi, i cili ka ardhur nga Malisheva me nipërit e tij, tha se është shumë e rëndësishme që gjeneratat e reja të dinë më shumë për historinë që ka kaluar Kosova.
“Jemi ardhur nga Malisheva. Është shumë e rëndësishme kjo datë për UÇK-në, dëshmorët dhe familjen Jashari…1:27 Jam ardhur me nipat dhe është shumë e rëndësishme kjo datë historike për vendin tonë…1:35 Është shumë e rëndësishme t’ia shpjegojmë historinë gjeneratave të reja”, tha Bytyqi.
Në mesin e qindra qytetarëve të pranishëm, ishin edhe fëmijë nga shkolla të ndryshme për të parë nga afër njësitë e FSK-së.
Drejtoresha e shkollës fillore “Skender Emërllahu”, nga Komuna e Vitisë, e cila ka sjellë nxënësit e shkollës për vizitë në Kazermën “Adem Jashari”, tha se është e rëndësishme që fëmijët të dinë që historia e atyre që kanë dhënë jetën për liri të kujtohet çdo vit.
“Është shumë e rëndësishme që rinia jonë, nxënësit tanë dhe fëmijët tanë të dinë shumë për historinë e popullit të Kosovës, sepse historia nuk duhet të harrohet, duhet të kujtohet çdo vit, të kujtohet sakrifica e njerëzve që kanë dhënë jetën për këtë vend, të cilët sot këta fëmijë e gëzojnë”, tha Zejnullahu.
Edhe Shaban Hasani, i cili e ka sjellë nipin për të parë nga afër njësitë e FSK-së, tha se është gabim nëse nuk iu rrëfehet të rinjve vuajtjet që ka kaluar vendi.
“Nëse nuk ua shpjegojmë ne (historinë e vendit), atëherë është gabimi ynë, gjithsesi jam ardhur me nipin… mos t’i harrojmë vuajtjet që ka kaluar populli ynë dhe tash mirë që jemi të lirë”, tha Hasani.
Në 25-vjetorin e rënies heroike të komandantit legjendar Adem Jashari, familjes Jashari, dëshmorëve të kombit, si dhe të gjithë të rënëve për liri, Qeveria e Kosovës më 5, 6 dhe 7 mars, ka organizuar manifestimin gjithëpopullor “Epopeja e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës”.
Nesër do të vazhdojnë homazhet në Prekaz, pastaj Kuvendi i Kosovës do të mbajë seancë solemne, e pasdite do të mbahet Akademi Përkujtimore.
Ndërsa, më 7 mars do të zhvillohet nata e zjarreve në Prekaz, si dhe një program artistik në sheshin e Skenderajt.