TË FUNDIT

Petkoviq i reagon Bislimit: Serbia nuk do ta njohë kurrë Kosovën

Petkoviq i reagon Bislimit: Serbia nuk do ta njohë kurrë Kosovën

Shefi i të ashtuquajturës Zyra për Kosovën, Petar Petkoviq, ka reaguar në lidhje me deklarimet e zv/kryeministrit të Kosovës, Besnik Bislimi i cili tha se Serbia është angazhuar për ta njohur Kosovën.

Petkoviq theksoi se Bislimi po e keqinterpreton gatishmërinë e Beogradit për dialogu, si gatishmëri të Serbisë për ta njohur Kosovën.

“Beogradi është i përkushtuar për normalizimin e marrëdhënieve me Prishtinën dhe krijimin e një mjedisi të qëndrueshëm për zhvillim ekonomik të të gjithë rajonit, por që kurrë nuk do ta njohë Kosovën dhe shpalljen e saj të njëanshme dhe të paligjshme. Dhe kurrë nuk do të pajtohet me anëtarësimin e saj në OKB”,tha Petkoviq.

Sipas tij, Bislimi po përpiqet të përdorë gënjeshtra për të nxitur ndryshimin e qëndrimit të vendeve që nuk e njohin Kosovën.

Ai gjithashtu ka folur edhe në lidhje me Asociacionin.

Petar Petkoviq tha se preokupimi i vetëm Besnik Bislimit, duhet të jetë formimi i tij.

“Vetë fakti se, duke kërkuar ndryshim të qëndrimit të disa shteteve jonjohëse, Kurti dhe Bislimi po keqpërdorin dialogun për normalizimin e marrëdhënieve për të destabilizuar më tej rajonin, por edhe për të treguar se sa keqdashës dhe të pasinqertë synimet janë”, tha Petkoviq./Lajmi.net/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *