TË FUNDIT

Osmani: Kjo liri e ky shtet mbajnë vulën e komandantit Adem Jashari

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani e cila mori pjesë në ceremoninë e rreshtimit të kuadrateve të FSK-së, me rastin e shënimit 25-vjetorit të rënies së familjes Jashari, tha se ajo ngjarje e ndryshoi rrjedhën e historisë së Kosovës dhe i tregoi botës se çfarë mund të arrijë një popullqë e do dhe e meriton lirinë.

Presidentja Osmani theksoi po ashtu se kjo liri dhe ky shtet mbajnë vulën e komandantit legjendar Adem Jashari, familjes së tij dhe të 3 mijë dëshmorëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe mijëra luftëtarëve që janë sot mes nesh.

Osmani: Kjo liri e ky shtet mbajnë vulën e komandantit Adem Jashari

“Epopeja e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës nuk është vetëm një histori lufte dhe beteje, por një histori e qëndrueshmërisë e këmbënguljes dhe e shpresës. Është një histori sakrifice, por edhe histori triumfi ndaj krimeve të shkaktuara nga regjimi gjenocidal i Serbisë. Këta burra e gra iu përgjigjen kushtrimit për liri, ndaj me trimëri e guxim e vetëmohim të pa lëkundur luftuan për ta mbrojtur shtëpinë tonë, Kosovën, e për ta siguruar një të ardhme më të mirë për të gjithë ne. Ata nuk ishin thjesht ushtarë, ata ishin dhe mbesin heronj. Kjo liri e ky shtet mbajnë vulën e komandantit legjendar Adem Jashari, familje së tij dhe të 3 mijë dëshmorëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe mijëra luftëtarëve që i kemi sot mes nesh. Ata janë mishërim i trimërisë dhe i nderit, prandaj në ditët e Epopesë, kujtojmë jo vetëm ata që dhënë jetën për liri tonë, por edhe trimërinë dhe guximin e gjithë ushtarëve tanë që luftuan pa kursyer asgjë për ta mbrojtur kombin dhe vendin tonë. Kosova është shtet i pavarur dhe i tillë do të jetë përjetësisht. Kosova është amaneti i tyre, e tashme dhe e ardhmja e brezave”, theksoi Osmani.

Ajo tha se jemi duke jetuar në një kohë pasigurie globale, porse “do të marrim forcë nga heronjtë tanë dhe amaneti i tyre”.

Osmani: Frymëzohemi nga familja Jashari

Duke nderuar përjetësisht Jasharajt legjendar, Prekazin historik dhe të gjithë të rënët nën flamurin madhështor të UÇK-së marrim frymëzimin dhe energjinë dhe pashtershme për të marshuar përpara në rrugëtimin e pandalshëm e të pa thyeshëm për të realizuar idealin e tyre të shenjt në ruajtjen dhe mbrojtjen e integritetit territorial dhe të sovranitetit shtetëror të vendit tonë të pavarur”, theksoi ajo.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *