TË FUNDIT

Gjashtë shqiptarë të vdekur nga aksidenti tragjik në Greqi

Gjashtë shqiptarë të vdekur nga aksidenti tragjik në Greqi

Ministrja e Jashtme e Shqipërisë Olta Xhaçka ka konfirmuar vdekjen e 6 shqiptarëve nga aksidenti tragjik në Greqi ku janë përplasur 2 trena duke shkaktuar në total humbjen e 57 jetëve.

Përmes një shkrimi në Facebook, Xhaçka ka shprehur ngushëllimet për familjarët e viktimave të aksidentit tragjik hekurudhor në Greqi, përcjell lajmi.net.

“Ngushëllimet më të sinqerta familjarëve të viktimave të aksidentit tragjik hekurudhor në Greqi. Kaq shumë jetë të prera në mes kaq papritur e në mënyrë kaq tragjike! Në këtë ditë zije një lutje e veçantë shkon për familjarët e 6 bashkëkombësve tanë që humbën jetën në këtë aksident: Klaudia Lato, Ifigjenia Micka, Erieta Molko, Ioanis Xhiollas ,Denis Ruçi, Pavlin Bozo”./Lajmi.net/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *