TË FUNDIT

67 vjeçari gjendet pa shenja jete në banesën e tij në veri të Mitrovicës

67 vjeçari gjendet pa shenja jete në banesën e tij në veri të Mitrovicës

Një person është gjetur pa shenja jete në banesën e tij.

Sipas të dhënave të para bëhet fjalë për një person të moshës 67 vjeçare.

Rasti ka ndodhur gjatë ditës së sotme në veri të Mitrovicës.

Kjo është konfirmuar edhe nga zëvendësdrejtori rajon i Policisë së Kosovës për veriun, Besim Hoti.

Hoti theksoi se në trupin e viktimës nuk janë vërejtur shenja të dhunës.

“Besohet se vdekja është natyrale. Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion”, tha Hoti.

Gjithashtu ai theksoi se Policia është duke hetuar rastin./Lajmi.net/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *