TË FUNDIT

Tre gjilanas mashtrojnë se kanë “Shtëpi të Pleqve”, trajtojnë aty të moshuarën për 1 mijë euro në muaj

Tre gjilanas mashtrojnë se kanë “Shtëpi të Pleqve”, trajtojnë aty të moshuarën për 1 mijë euro në muaj

Edhe një rast penal për keqtrajtimin e një të moshuareje është hapur në Policinë e Kosovës, kësaj radhe në Gjilan.

Policia bën me dije se dje janë arrestuar 3 të dyshuar (dy meshkuj dhe një femër) kosovarë pasi që dyshohet se te njëjtit kanë mbikëqyrur dhe trajtuar në mënyrë jo të ligjshme viktimën femër kosovare – e moshuar.

Të dyshuarit kinse kanë hapur një “Shtëpi për të moshuar”, ku për qëllim të përfitimi personal, në këtë rast për sistemimin e të moshuarës, familjarët e saj kanë paguar 1000 € për muaj.

Me vendim të prokurorit njëri i dyshuar mashkull është dërguar në mbajtje, kurse dy të dyshuarit e tjerë jenë liruar në procedurë të rregullt. /Lajmi.net/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *