TË FUNDIT

Miftaraj: Kurti nuk është dikush që Zoti e ka dërgu, nuk është vepër penale me kritiku

Miftaraj: Kurti nuk është dikush që Zoti e ka dërgu, nuk është vepër penale me kritiku

Ehat Miftaraj nga Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD) ka thënë se kritika ndaj kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit, nuk është sakrilegj e as vepër penale.

Miftaraj, me anë të një postimi në Facebook, ka shkruar se Kurti nuk është pejgamber e as i dërguar hyjnor me mision të veçantë në tokë.

“Kryeministri Kurti është politikan tipik ballkanik, nuk është pejgamer e as dikush që Zoti e ka dërgu me ndonjë mision të veçantë në planetin tokë.

Nëse dikush e kritikon ose komenton lidhur me mënyrën se si po qeveris, nuk është sakrilegj, vepër penale, ose kundër ndonjë vlere apo morali të mbrojtur në shoqninë tone. Rune shnetën, se qysh e keni deshtë Rugovën, njejtë e keni dashtë edhe Thaçin, e tash i ka ardh rendi Kurtit. Pas pese, gjashtë apo 10 viteve i vjen rendi dikujna tjetër”, shkruan ai.

Postimi i plotë:

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *