Lushtaku i del në mbrojtje Ganimete Musliut: Ajo ia përplasi të vërtetën në fytyrë Kurtit
Lushtaku i del në mbrojtje Ganimete Musliut: Ajo ia përplasi të vërtetën në fytyrë Kurtit
Për linçimet ndaj deputetes së PDK-së, Ganimete Musliu, pas debatit që kjo pati me kryeministrin Kurti në Kuvend, ka reaguar edhe ish-kryetari i Skenderajt, Sami Lushtaku.
Ky me anë të një postimi në Facebook ka thënë se Musliu po sulmohet nga “servilë”, militantë e argatë të Vetëvendosjes, shkruan lajmi.net.
“Deputetja Ganimete Musliu e ka thënë vetëm të vërtetën. Albin Kurti ka pësuar metamorfozë politike e cila po shpërfaqet çdo ditë”, ka shkruar ai.
Postimi i plotë i Lushtakut:
Përplasja në fytyrë e të vërtetës nga ana e deputetes Ganimete Musliu, rreth mashtrimeve të kryeministrit Albin Kurti, paska nxitur servilët, militantët e argatët e VV-së, duke fyer në baza biologjike, gjinore e krahinore deputeten Musliu.
Deputetja Ganimete Musliu e ka thënë vetëm të vërtetën. Albin Kurti ka pësuar metamorfozë politike e cila po shpërfaqet çdo ditë.
Unë personalisht, Dega e PDK-së në Skenderaj dhe gjithë Partia Demokratike e Kosovës, jemi pranë deputetes Musliu, dënojmë gjuhën e ulët dhe sulmet ndaj saj, dhe mbrojmë të vërtetën e pamohueshme që ajo e ka thënë në Kuvendin e Kosovës. /Lajmi.net/