Hoti rikujton pesë të këqijat e ditëve të fundit në Kosovë, drejton gishtin kah Qeveria
Hoti rikujton pesë të këqijat e ditëve të fundit në Kosovë, drejton gishtin kah Qeveria
Deputeti i LDK-së, ish-kryeministri, Avdullah Hoti ka kujtuar disa nga zhvillimet negative të ditëve të fundit në Kosovë.
Ndër to, ai ka përmendur faktin se nga 1 prilli do të shtrenjtohen për 14% faturat e energjisë elektrike, shkruan lajmi.net.
Gjithashtu, ai ka përmendur faktin e rritjes së faturave të tatimit në pronë, pastaj mbetjen pa bord të Trustit Pensional, si dhe mbetjen pa Guvernator të Bankës Qendrore.
Hoti gjithashtu rikujton se që një vit Komisioni i Ndihmës Shtetërore nuk është funksional dhe miliona euro shpenzime që bëhen me vendime të Qeverisë nuk ka se kush t’i mbikëqyr.
Postimi i plotë i Hotit:
Nga 1 prilli rriten për 14% faturat e energjisë.
Nga 1 janari janë rritur për 100% faturat e tatimit në pronë për shumë qytetarë.
Nga 1 marsi 2.5 miliardë euro të Trustit Pensional nuk ka kush t’i menaxhojë.
Nga 1 marsi Banka Qendrore e Kosovës nuk ka Guvernator.
Ka një vit që Komisioni i Ndihmës Shtetërore nuk është funksional: miliona euro shpenzime që bëhen me vendime të Qeverisë pa qenë të parapara në ligjin e buxhetit nuk ka kush t’i mbikëqyr.
Por këto janë kaluese e të parëndësishme.
Me rëndësi është që po vazhdon vala 62 e privatizimit!
Së shpejti fillojnë punën edhe Banka Zhvillimore e Fondi Sovran dhe nuk do ketë më krizë!!!. /Lajmi.net/