Ambasadori gjerman: Plani evropian, njohje de-fakto e Kosovës nga Serbia
Ambasadori gjerman: Plani evropian, njohje de-fakto e Kosovës nga Serbia
Ambasadori gjerman në Kosovë, Jorn Rohde, ka thënë se plani franko-gjerman, nuk është zgjidhja përfundimtare e problemit mes Kosovës dhe Serbisë.
Ai ka thënë se ky propozim është vetëm vënie e trenit në binarë, shkruan lajmi.net.
Në një intervistë për RTK, Rohde thekson se nëse ky plan zbatohet, atëherë “i jemi afruar qëllimit” sepse sipas tij, kjo është njohje de-fakto e Kosovës nga Serbia.
“Jo, nuk është, nuk e sjell atë! Ne e kemi thënë në mënyrë shumë të qartë se kjo është vetëm një hap i ndërmjetëm në rrugën drejt normalizimit të plotë dhe gjithëpërfshirës. Pika kryesore e këtij plani, thënë ashtu, është vendosja e trenit në binarë të rregullt dhe nëse marrëveshja do të zbatohet, atëherë i jemi afruar qëllimit pasi kjo është njohje de-fakto e Kosovës nga Serbia”, tha Rohde. /Lajmi.net/