Pagat bazë mbi 1 mijë e 500 euro nuk iu bëjnë përshtypje deputetëve, numër tejet i vogël prezent në seanca
Pagat bazë mbi 1 mijë e 500 euro nuk iu bëjnë përshtypje deputetëve, numër tejet i vogël prezent në seanca
120 deputetë ka Kuvendi i Kosovës. Por pavarësisht këtij numri të madh të deputetëve të cilët ligjërisht figurojnë në vend, rrallë herë thënë është e pamundur që as 50 prej tyre të jenë të pranishëm në seancat plenare.
Një gjë e tillë vërehet qartë në thuajse secilën seancë të Kuvendit.
E ngjashme është situata edhe në seancën e sotme plenare me mbi 50 pika të rendit të ditës.
Në Kuvendin e Kosovës janë një numër tejet i ulët i tyre, transmeton lajmi.net.
Edhe pse paga bazë e një deputeti arrin mbi 1 mijë e 500 euro, e që të hyrat vjetore kalojnë atë mbi 18 mijë e 500 euro asgjë nuk iu bën përshtypje më tepër se mungesa në seanca.
Shpesh herë është kërkuar që mungesa e deputetëve në seanca të sanksionohet me reduktim të pagës dhe ndalim të kompensimeve financiare që marrin për pjesëmarrje në aktivitete të tjera, por asnjëherë nuk është bërë.
Madje ka raste kur deputetë të caktuar thjeshtë shkojnë në seancë sa për të nënshkruar, e më pas nuk shihen fare më aty./Lajmi.net/