TË FUNDIT

Në rast të liberalizimit të vizave, fuqia e pasaportës së Kosovës do të katërfishohej

Në rast të liberalizimit të vizave, fuqia e pasaportës së Kosovës do të katërfishohej

Përfundimi i procesit të shumëpritur të liberalizimit të vizave, përveç që do të lehtësonte lëvizjen e lirë për qytetarët e Kosovës do të katërfishonte fuqinë e pasaportës së saj.

Bazuar në indeksin e pasaportave të VisaGuide.World, e cila renditë pasaportat e 199 shteteve, qytetarët e të cilave mund të lëvizin pa viza, në rast të liberalizimit të vizave, Kosova do të lëvizte për 93 pozita, dhe rrjedhimisht fuqia e passaportës së saj pothuajse do të katërfishohej.

“Në VisaGuide.Passport Index, pasaporta e Kosovës renditet e 195-ta në botë me Passport Score prej 10.39. Nën të janë të rankuara pasaporta e Irakut, Sirisë, Somalisë dhe Afganistanit. Në rast të liberalizimit të vizave nga BE, Kosova do të lëvizte për 93 pozita, në vendin e 102-të, dhe fuqia e pasaportës do të katërfishohej pothuajse, dhe do të arrinte në 38.93,” sipas Besart Bajramit, themelues i VisaGuide.World.

Edhe pse ngritja për 93 pozita në indeksin e pasaportave të VisaGuide.World do t’iu mundësonte qytetarëve të Kosovës lëvizje të lirë tek një numër më i madh shtetesh, pa pasur nevojë që të aplikojnë për vizë fimillimisht, Kosova akoma do të mbetej në fundit të listës, krahasuar me shtetet e tjera të Ballkanit Perëndimor.

Kjo, sipas ekspertëve të VisaGuide.World është rezultat i një numri të madh të shteteve të cilat akoma nuk e kanë njohur Kosovën si shtet të pavarur.

“Prej vendeve të Ballkanit Perëndimor, do të ishim ende të fundit, kjo për shkak se në 15 shtete të botës (Armenia, Azerbejxhani, Bjellorusia, Kuba, Gjeorgjia, Kazakistani, Kirgizistani, Libani, Moldavia, Rusia, Siria, Taxhikistani, Turkmenistani, Uzbekistani, Venezuela), për shkak të mosnjohjes, e kemi të ndaluar hyrjen me pasaportë të Kosovës,” Bajrami thekësoi.

Procesi i liberalizimit të vizave për qytetarët e Kosovës ka filluar në shkurt të vitit 2012. Edhe pse në vitin 2018 Komisioni Evropian vlerësoi se vendi i ka përmbushur të gjitha kriteret e nevojshme që ky proces të përfundojë, një gjë e tillë ende nuk ka ndodhur.

Në takimin e këshillit të BE-së për viza të mbajtur në nëntor të vitit të kaluar, përfaqësues të vendeve anëtare të Bashkimit Evropian mbshtetën propozimin që liberalizimi i vizave për Kosovën të hyjë në fuqi më 1 janar të vitit 2024, kur edhe parashihej funksionalizimi i sistemit të udhëtimit ETIAS.

Diplomatët e BE-së kosinderuan që nëse sistemi i udhëtimit ETIAS do të funsionalizohej në nëntor të këtij viti, liberalizimi i vizave për Kosovën do të mund të ndodhte më herët, më 1 nëntor 2023, megjithatë, data kur do të bëhej efektiv ETIAS është shtyrë sërish.

Edhe pse nga Komisioni Evropian kanë thënë që akoma nuk ka datë të saktë për lansimin e ETIAS, një gjë e tillë pritet të ndodhë vitin e ardhshëm.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *