TË FUNDIT

Lajçak tregon vendin e takimit të radhës në mes Kurtit dhe Vuçiq

Lajçak tregon vendin e takimit të radhës në mes Kurtit dhe Vuçiq

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është takuar të hënën me presidentin serb, Aleksandar Vuciq.

Takimi i dyshes është zhvilluar në Bruksel, me ndërmjetësimin e zyrtarëve të Bashkimit Evropian.

Por përpos dakordimeve për planin evropian, nga asnjëra palë nuk ka patur ndonjë marrëveshje të nënshkruar.

Pas përfundimit të këtij takimi ishte vetë shefi i Politikës së Jashtme dhe Fqinjësisë të Bashkimit Evropian, Joseph Borrell i cili theksoi se takimi i radhës në mes Kurtit dhe Vuciq do të jetë në mars, por jo në Bruksel.

Ndërsa është vetë emisari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajcak i cili ka njoftuar se takimi i 18 marsit në mes Kosovës dhe Serbisë do të mbahet në Ohër të Maqedonisë së Veriut.

Ai pati një takim me zv/kryeministrin për çështje evropiane të Maqedonisë së Veriut, Bojan Mariçiq, të cilin e falënderoi që po e mundësojnë lokacionin e Ohrit për takimin e radhës.

“Pata një takim të shkëlqyer me Zv. Mariçiq. I jam mirënjohës Maqedonisë së Veriut për mbështetjen e fortë ndaj Dialogut dhe mezi pres takimin e radhës të Dialogut në Ohër më vonë këtë muaj. Diskutuam gjithashtu çështje thelbësore për të ardhmen evropiane të Maqedonisë së Veriut”, ka shkruar Lajçak në Twitter.

Ndryshe në kuadër të planit evropian, çështje diskutabile dhe mjaftë problematike në mes dy shteteve vazhdon të jetë ajo e Asociacionit./Lajmi.net/

Had an excellent meeting with DPM Marichikj. I am grateful to 🇲🇰 for its strong support to the Dialogue and am looking forward to the next Dialogue meeting in Ohrid later this month. We also discussed issues of essence to North Macedonia’s 🇪🇺 future. pic.twitter.com/zqxumS28Tw

— Miroslav Lajčák (@MiroslavLajcak) March 2, 2023

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *