TË FUNDIT

Konjufca i drejtohet Kushtetueses për tri amandamente në lidhje me Vettingun

Konjufca i drejtohet Kushtetueses për tri amandamente në lidhje me Vettingun

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca në seancën e sotme të Kuvendit e ka nisur me propozimin e deputetit të LDK-së, Kujtim Shala, i cili i mbështetur nga 39 deputetë të tjerë ka propozuar amandamentimin e Kushtetutës së Kosovës.

Konjufca tha se këto amandamente si kryetar i Kuvendit do t’i dërgojë në Gjykatën Kushtetuese për vlerësim.

“Në përputhje me përgjegjësitë kushtetuese dhe pas përfundimit të punës së Komisionit Ad Hoc për vetingun në sistemin e drejtësisë, sot, i kam përcjellur amendamentet Kushtetuese në Gjykatën Kushtetuese për të marrë përgjigje nëse të njëjtat janë në përputhje me Kapitullin II të Kushtetutës së Republikës së Kosovës”, u shpreh ai.

“Jam i gëzuar që reforma në drejtësi është në rrugë të mbarë. Vetëm përmes saj Republika e Kosovës do të jetë shtet i së drejtës dhe do të kthehet besimi i qytetarëve në institucionet e drejtësisë. I falënderoj anëtarët e Komisionit Ad Hoc, përfaqësuesit e Ministrisë së Drejtësisë dhe institucioneve të drejtësisë, partnerët tanë dhe ekspertët për punën e tyre në këtë proces të rëndësishëm”, ka shkruar Konjufca.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *