TË FUNDIT

Abdixhiku kërkoi raportim nga Kurti, deputetët e VV-së aktivizohen me zhurma të pakontrolluara në Kuvend

Abdixhiku kërkoi raportim nga Kurti, deputetët e VV-së aktivizohen me zhurma të pakontrolluara në Kuvend

Lideri i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku ka prezantuar sot një mocion procedural që ka të bëjë me kërkesën që kryeministri Albin Kurti të dalë në Kuvendin e Kosovës e të raportojë në lidhje me dialogun.

Por kjo kërkesë e Abdixhikut është përcjellë me zhurmë të madhe e të padurueshme në seancë nga opozita.

Derisa Abdixhiku po bënte prezantimin, deputetët e VV-së zgjoheshin në këmbë e bënin zhurmë të vazhdueshme.

Madje disa herë vërejtje ndaj tyre pati edhe nga vetë kryeparlamentari Glauk Konjufca.

Ai dhe vetë Abdihxiku kërkuan qetësi në Kuvend, por që kjo nuk u bë.

”Propozoj mocion procedural që si pikë e parë e rendit të në seancën e sotme të kuvendit, të ndodhë raportimi i kryeministrit të Kosovës pas procesit dialogues konform rezolutave dhe konform kohës”,tha ai.

Abdixhiku është ankuar edhe në lidhje me zhurmën e krijuar në Kuvend, derisa tha se pushteti siç duket po frikësohet nga ky mocion.

“Nuk e di pse pushteti po frikësohet nga kjo. Më lejoni të procedojë këtë çështje. Faleminderit që u munduat të mbani qetësi në një çështje ku kërkohet thjeshtë raportimi i kryeministrit për këtë çështje. Jeni shumë në numër e pak në negocim”, tha Abdixhiku duke iu referuar pozitës./Lajmi.net/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *