TË FUNDIT

Zëvendëssekretari i NATO-s: Kërkojmë përparim të mëtejshëm në normalizimin e raporteve Kosovë- Serbi

Zëvendëssekretari i NATO-s: Kërkojmë përparim të mëtejshëm në normalizimin e raporteve Kosovë- Serbi

Zëvendëssekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mirce Geoana, ka bërë të ditur se ka zhvilluar një bisedë telefonike me të dërguarin special të Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak.

Përmes një postimi në Twitter, Geoana ka thënë se mirëpresin hapat e mëtejshëm të Prishtinës dhe Beogradit në rrugën e normalizimit.

Gjithashtu, ai ka shkruar se NATO mbetet fuqishëm e përkushtuar ndaj paqes dhe stabilitetit në Ballkanin Perëndimor.

“Pata një telefonatë të mirë me përfaqësuesin special të BE-së, Miroslav Lajçak. Ne mirëpresim hapat e mëtejshëm të Beogradit dhe Prishtinës në rrugën e normalizimit dhe kërkojmë përparim të mëtejshëm. NATO mbetet fuqishëm e përkushtuar ndaj paqes dhe stabilitetit në Ballkanin Perëndimor, duke përfshirë KFOR-in”, thuhet në postimin e tij

Good call with EU Special Rep @MiroslavLajcak. We welcome Belgrade & Pristina’s further steps on the path to normalisation, and urge further progress. #NATO remains strongly committed to peace & stability in the Western Balkans, including through @NATO_KFOR.

— Mircea Geoana (@Mircea_Geoana) March 1, 2023

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *