TË FUNDIT

Von Cramon: Dakordimi i fundit në Bruksel mund të bindë pesë shtetet e BE-së për njohjen e Kosovës

Von Cramon: Dakordimi i fundit në Bruksel mund të bindë pesë shtetet e BE-së për njohjen e Kosovës

Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon ka thënë se në propozimi evropian për të cilin janë dakorduar Kosova dhe Serbia mund t’i bindë shtetet e Bashkimit Evropian që s’e kanë njohur Kosovën ta bëjnë këtë.

“Edhe pse ende mungon nënshkrimi final, kjo përbën një sukses të madh politik për Bashkimin Evropian por edhe për tërë rajonin”,ka thënë Viola von Cramon për Deutsche Welle në gjuhën serbe, duke i rikujtuar tensionet e muajve të fundit në pjesën veriore të Kosovës.

Politika gjermane nga radhët e të gjelbërve thotë se është e bindur që një tekst i tillë i planit franko gjerman mund t’i bindë Greqinë, Spanjën, Qipron, Rumaninë dhe Sllovakinë që ta njohin pavarësinë e Kosovës në mënyrë që Kosova të niset formalisht drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian./Lajmi.net/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *