INTERESANTE

Shqiptarët u bënë thirrje osmanëve për t’i mbrojtur nga asimilimi serb?!

Prezenca e parë e osmanëve në trojet tona shënohet në vitin 1385 në një ngjarje “të harruar” historike të cilën rrallë ose fare e gjejmë në botimet të kësaj natyre për këtë periudhë.

Në vitin 1385 ekspeditat ushtarake osmane u ftuan që të vinin në trojet tona nga feudali shqiptar Karl Topia për ta ndihmuar atë, sepse nga njëra anë i trembej synimeve të Venedikut për t’i shtënë në dorë zotërimet që kishte, dhe nga ana tjetër që të mbrohej nga presioni i vazhdueshëm i Balshajve të serbizuar tashmë nën ortodoksi.

Në këtë kontekst dhe në dritën historike të ngjarjeve, feudalët shqiptarë ishin të gatshëm që për hir të ruajtjes së identitetit të sapo ndërtuar pas mbarimit të gjenocidit të Car Dushanit, të bashkëpunonin me osmanët për të ruajtur integritetin territorial.

Burimi; “Religion in Albania during the Ottoman Rule” në “Balkan Cultural Studies”, New York, 1980, f.152

(Shkupi i vjetër dhe i ri)

Shekulli Agency

The post Shqiptarët u bënë thirrje osmanëve për t’i mbrojtur nga asimilimi serb?! first appeared on In For.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *