Qytetarit i shitet prona që e kishte në emër të nënës, i dyshuari arrestohet
Qytetarit i shitet prona që e kishte në emër të nënës, i dyshuari arrestohet
Policia e Kosovës ka raportuar së fundi një rast të ndodhur në Malishevë e që ka të bëjë me uzurpim të paligjshëm të pronës.
Ankuesi mashkull ka njoftuar se pronën e tij e cila është në emër të nënës së tij, një person i dyshimtë e kishte shituar pa autorizim apo ndonjë dokument valid, transmeton lajmi.net.
I dyshuari në këtë rast është intervistuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje./Lajmi.net/