TË FUNDIT

Po vozisnin me shpejtësi të palejuar, Policia identifikon dy persona në Mitrovicë

Po vozisnin me shpejtësi të palejuar, Policia identifikon dy persona në Mitrovicë

Policia e Kosovës, saktësisht Njësia e Trafikut në kuadër të Mitrovicës së Jugut gjatë kontrollit të trafikut rrugor në rrugën nacionale Mitrovicë-Prishtinë dhe në rrugët lokale ka identifikuar dy vetura të cilat ishin duke zhvilluar shpejtësi përtej normave të lejuara.

Identifikimi i këtyre veturave ka rezultuar se në në në këto zona po vozitej në 80-150 km/h dhe në zonën 40-100 km/h, transmeton lajmi.net.

“Ndaj kundërvajtësve janë shqiptuar gjoba, pikë negative, masa mbrojtëse ndalim i drejtimit të automjetit dhe dërgim i lëndës në gjykatën kompetente sipas dispozitave të Ligjit për Rregullat e Trafikut Rrugor “,thuhet në njoftimin për media./Lajmi.net/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *