MSh bën thirrje për vaksinim kundër COVID-19
MSh bën thirrje për vaksinim kundër COVID-19
Ministria e Shëndetësisë u bëri thirrje sot qytetarëve që të vazhdojnë të vaksinohen me dozën e radhës dhe dozën përforcuese të vaksinës kundër COVID-19.
“U rikujtojmë qytetarëve se vaksina kundër COVID-19 mbetet mënyra më e mirë dhe efikase për të parandaluar rritjen e rasteve të reja, për të rivendosur imunitetin që mund të dobësohet me kalimin e kohës dhe për të evituar format e rëndë të sëmundjes.“, u bë e ditur në njoftim.
MSh potencoi se dozat përforcuese bivalente kundër COVID-19 janë në dispozicion dhe se qytetarët mund të vaksinohen në njësinë më të afërt të vaksinimit në komunën e tyre.
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike i Kosovës bëri të ditur se gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë u regjistruan 49 raste të reja të COVID-19. Ndërkohë, numri i rasteve aktive është 236.