Kurti: Marrëdhëniet me Serbinë nuk janë normale dhe normalizimi arrihet vetëm me njohje të ndërsjellë
Kurti: Marrëdhëniet me Serbinë nuk janë normale dhe normalizimi arrihet vetëm me njohje të ndërsjellë
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka udhëtuar sot drejt Shkupit.
Kryeministri Kurti ka cituar presidentin amerikan, Joe Biden duke thënë se normalizimi i marrëdhënieve Kosovë-Serbi arrihet përmes njohjes së ndërsjellë.
Derisa po merr pjesë në Forumin Ekonomik në Shkup, Kurti tha se edhe kancelari gjerman ka përmendur njohjen e ndërsjellë në mes dy vendeve.
I pari i Qeverisë së Kosovës, Albin Kurti tha gjithashtu se Kosova ka bërë progres ekonomik, por edhe demokratik derisa thotë se raportet me Serbinë akoma nuk janë stabile.
“Përkundër se jemi vend normal, marrëdhëniet tona me Serbinë tona nuk janë normale dhe duhet t’i normalizojmë dhe normalizimi mund të bëhet me njohje të ndërsjellë, kjo është thënë nga presidenti Biden, sekretari Blinken, kancleri Sholz”, ka thënë Kurti.
Derisa po fliste për luftën në Ukrainë, Kurti tha se agresioni rus në Ukrainë ka ndikuar që të kemi inflacion të lartë.
“Inflacioni i lartë dhe gjendja energjetike lidhet direkt me agresionin rus”,tha Kurti teksa shtjelloi edhe situatën aktuale atje.
Kurti gjithashtu përmendi edhe strehimin e gazetarëve ukrainas në Kosovë./Lajmi.net/