Europa në vitin 293, Tetrarkia e Parë dhe Dardania si formacion i saj politiko-shtetërore..
Europa në vitin 293, Tetrarkia e Parë dhe Dardania si formacion i saj politiko-shtetërore: Në këtë ditë të vitit 293, duke ndjerë nevojën për t’u përqendruar më shumë në problemet civile dhe ushtarake, Diokleciani, perandori romak, ilir i Salonës (treevë e Splitit), zgjeroi kolegjiumin perandorak, një qeveri të quajtur Tetrarkia (Tetrarchy latine), ose katër njerëz që ndanin pushtetin në të njëjtën kohë. Bashkë me krijimin e sistemit tetrarkik, ai filloi një reformë të plotë të strukturës së Perandorisë, duke e ndarë atë në 12 dioqeza dhe këto në provinca. Ndër pronincat, ajo e Dardanisë u themelua në vitin 297!
Diokleciani ishte perandor romak nga viti 284 deri në vitin 305 të e.sonë. Ky perandor me origjinë ilire mund të konsiderohet themeluesi i vërtetë i perandorisë së vonë romake. Ai vendosi një qeverisje të quajtur Tetrarkia (lat. Tetrarchy), ose katër persona që ndanin pushtetin në të njëjtën kohë. Tetrarkia ishte një kolegjium perandorësh që përbëhej nga dy grupe: në krye të saj , dy Augusti, burra të moshuar që merrnin vendimet; dhe, në një pozicion dytësor, dy Cezarë, më të rinj, me një rol më ekzekutiv. Që të katër ishin të lidhur ose me birësim ose me martesë, dhe të gjithë ishin Ilirë që kishin arritur komanda të larta pas një karriere të gjatë ushtarake. Nga të katër, vetëm Diokleciani ishte burrë shteti. Uniteti i perandorisë u ruajt, pavarësisht nga dukja, sepse nuk kishte ndarje territoriale. Çdo perandor mori trupa dhe një sektor operimi: Maksimian, Itali dhe Afrikë; Konstanci, Gali dhe Britani; Galerius, vendet danubiane; dhe Diokleciani, Lindjën. Praktikisht të gjitha vendimet qeveritare merreshin nga Diokleciani, nga i cili kishin marrë pushtetin të tjerët. Ai nxori ligje, caktoi konsuj dhe ruajti përparësinë. Pas vitit 287 ai deklaroi lidhjen e tij farefisnore me perëndinë Jupiter (Jovius), për të cilin Diokleciani pretendonte se ishte mbrojtësi i tij i veçantë. Diokleciani, së bashku me Cezarin e tij Galerius, formuan dinastinë “Jovii”, ndërsa Maksimiani dhe Konstanci, duke pretenduar prejardhjen nga heroi mitik Herkuli, formuan dinastinë “Herculii”. Kjo “Epifani e Tetrarkëve” shërbeu si themeli hyjnor i regjimit. Në ndarjen e pushtetit, qëllimi i Dioklecianit ishte të shmangte uzurpimet, ose të paktën t’i mbyste ato shpejt – si në përpjekjen e Carausius, kreut të ushtrisë së Britanisë, i cili u vra (në vitin 293), si dhe pasardhësi i tij Allectus (296), pas zbarkimit të Kostandinit.
Në vitin 305, Perandorët e Lartë abdikuan dhe u tërhoqën së bashku, duke lejuar që Constantius dhe Galerius të ngriheshin në gradë Augusti. Ata nga ana tjetër caktuan dy Cezarë të rinj – Severius II në Perëndim në krye me Kostandinin dardan, dhe Maximinus në Lindje në krye me Galerius, dhe kështu qe krijuar Tetrarkinë e Dytë!
The post Europa në vitin 293, Tetrarkia e Parë dhe Dardania si formacion i saj politiko-shtetërore.. first appeared on In For.