Deklarohet Posta e Kosovës për dy zyrtarët që dyshohen për falsifikim parash
Deklarohet Posta e Kosovës për dy zyrtarët që dyshohen për falsifikim parash
Posta e Kosovës, ka reaguar në lidhje me raportimet se janë arrestuar dy zyrtarët e saj në Rahovec, nën dyshimin për falsifikim të parasë.
Sipas një komunikate të lëshuar nga posta, bënë të ditur se më këtë çështje është marrë Inspektorati Postar më pas edhe policia, përcjell lajmi.net.
“Njoftojmë opinionin publik në lidhje me lajmin në disa portale se janë arrestuar dy zyrtarë të Postës së Kosovës në Rahovec. Ndërmarrja, me të marrë informatën për dyshime të mundshme në Zyrën Postare në Rahovec, ka autorizuar Inspektoratin Postar që të bëjë inspektim në atë zyrë dhe pas dyshimeve të bazuara është njoftuar edhe Policia e Kosovës, të cilët kanë ndërmarrë veprimet e tyre ligjore.”, thuhet në komunikatë.
Tutje, theksohet se janë duke u ndërmarrë veprime konform ligjeve në fuqi dhe akteve të brendshme të ndërmarrjes për rastin në fjalë.
Kujtojmë se të marrtën kishte njoftuar Policia e Kosovës se janë arrestuar dy persona në Rahovec, nën dyshimin se kanë kryer keqpërdori të pozitës zyrtare dhe për falsifikim të parasë.
Në njoftimin e Policisë thuhet se dyshohet se mbi 2500 euro janë shpërndarë te qytetarët që kanë kryer shërbime në këtë postë, e të cilët janë mashtruar me këto veprime të të dyshuarve/Lajmi.net/