Aksidenti ndërmjet trenave, Osmani: Zemrat tona janë me popullin e Greqisë
Aksidenti ndërmjet trenave, Osmani: Zemrat tona janë me popullin e Greqisë
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka deklaruar sot zemrat tona janë me popullin e Greqisë pas aksidentit të trenave, si pasojë e të cilit kanë vdekur dhjetëra persona.
“Shprehim ngushëllimet tona më të thella për familjet dhe të dashurit e viktimave dhe u urojmë shërim të shpejtë të plagosurve.”, ka shkruar Osmani në Twitter.
32 persona kanë vdekur si pasojë e përplasjes së dy trenave në Larisa të Greqisë, ndërsa dhjetëra të tjerë janë lënduar.