TË FUNDIT

Vuçiq flet pas takimit në Bruksel: Po e mbrojmë Kosovën

Vuçiq flet pas takimit në Bruksel: Po e mbrojmë Kosovën

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq ka deklaruar se sonte do t’u drejtohet serbëve ku do të sqarojë se çfarë ka ndodhur dje në Bruksel.

“Të dashur qytetarë të Serbisë. Ju falënderoj për kujdesin dhe mbështetjen tuaj gjatë një dite të vështirë dje. Arritëm në Beograd në orët e hershme të mëngjesit dhe tani po analizoj se cfarë ka ndodhur. Ne luftuam dhe sa më shumë që ishte e mundur në kushte të vështira. Luftuam për të ardhmen e Serbisë në paqe, për vazhdimin e investimeve në vendin tonë, për të mbajtur betimin tim dhe Kushtetutën e Serbisë dhe të Kosovës si pjesë e Serbisë”,tha Vuçiq.

Sipas tij, disa prej mediave në Serbi po përhapin gënjeshtra ndaj do t’u drejtohet serbëve për t’u sqaruar gjithçka sonte në ora 21:00.

“Sonte do i përgjigjem të gjithë manipuluesve politikë dhe mediatikë që shkelin vendin e tyre për një thërrime pushteti. Serbia nuk ka çmim, kjo është diçka që ata nuk e kanë kuptuar kurrë. Ne do t’i mundim ata. Serbia do të fitojë”,tha ai.

Ndryshe mbrëmë Kosova dhe Serbi kanë parnuar pranin franko-gjerman, e që titullohet “Marrëveshja drejt normalizimit në mes Kosovës dhe Serbisë”, por pavarësisht dakordimeve nuk pati ndonjë nënshkrim të marrëveshjes në mes palëve./Lajmi.net/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *