TË FUNDIT

Vuçiq deklarohet sërish për takimin me Kurtin: Ne luftuam në kushte të vështira, do ta mbaj betimin tim!

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq në profilin e tij në Instagram ka paralajmëruar fjalimin e tij sonte, ku siç thotë ai do të shpjegojë se çfarë ka ndodhur gjatë ditës së djeshme në Bruksel.

“Të dashur qytetarë të Serbisë, ju falënderoj për kujdesin dhe mbështetjen tuaj gjatë një dite të vështirë të djeshme. Arritëm në Beograd në orët e hershme të mëngjesit dhe tani po analizoj se çfarë ka ndodhur. Ne luftuam dhe, sa më shumë që ishte e mundur në kushte të vështira, luftuam për të ardhmen e Serbisë në paqe, për vazhdimin e investimeve në vendin tonë, për të mbajtur betimin tim dhe Kushtetutën e Serbisë dhe Kosovën si pjesë të Serbisë”, ka shkruar Vuçiq pas kthimit nga Brukseli.

Siç bën të ditur ai “mediat manjate, por edhe RTS dhe Tanjug” përhapin gënjeshtra për të, ndaj ai do t’u drejtohet qytetarëve sonte në orën 21:00 për të sqaruar se çfarë ka ndodhur në Bruksel”, shkruan Danas.

“Sonte po i përgjigjem të gjithë manipuluesve politikë dhe mediatikë që do të shkelnin vendin e tyre për një thërrime pushteti. Serbia nuk ka çmim, kjo është diçka që ata nuk e kuptuan kurrë. Ne do t’i mundim ata. Serbia do të fitojë”, ka thënë presidenti serb.

Të hënën në Bruksel , Kosova dhe Serbia pranuan planin evropian i cili titullohet: “Marrëveshja drejt normalizimit mes Kosovës dhe Serbisë”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *