TË FUNDIT

Von Cramon: Dakordimi për planin evropian do të zhbllokojë perspektivën e anëtarësimit në BE

Von Cramon: Dakordimi për planin evropian do të zhbllokojë perspektivën e anëtarësimit në BE

Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola Von Cramon e ka mirëpritur pranimin e propozimit të planit evropian i quajtur ndryshe plani franko-gjerman, nga kryeministri Albin Kurti dhe presidenti serb, Aleksanadar Vuciq.

Përmes një shkrimi në Twitter, Cramon tha se tani duhet guxim, vullnet politik dhe lidership për të arritur marrëveshjen.

“E mirëpres ngrohtësisht pranimin e Propozimit – Marrëveshjes BE për rrugën e normalizimit ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Duhet guxim, vullnet politik dhe lidership për të arritur marrëveshje”.

Përpos kësaj, Cramon tha se pret që dialogu të ketë përshpejtim dhe konstruktivitet duke theksuar se kjo do të zhbllokojë perspektivën e anëtarësimit në Bashkimin Evropian.

“Prandaj pres negociata konstruktive dhe nënshkrim të shpejtë të Udhërrëfyesit të Zbatimit, pasi ajo do të zhbllokojë me të vërtetë perspektivën e anëtarësimit në BE”,theksoi ajo./Lajmi.net/

I warmly welcome the acceptance of the #EU Proposal – Agreement on the path to normalisation between #Kosovo 🇽🇰 and #Serbia 🇷🇸.

It takes courage, political will and leadership to reach agreements.

— Viola von Cramon 🇺🇦🇪🇺 (@ViolavonCramon) February 28, 2023

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *