Vdes shtatzëna që u lëndua në aksidentin në rrugën Ferizaj – Shtime
Vdes shtatzëna që u lëndua në aksidentin në rrugën Ferizaj – Shtime
Ka ndërruar jetë edhe shtatzëna 27-vjeçare që kishte mbetur e lënduar në aksidentin e tmerrshëm në rrugën Ferizaj – Shtime.
Kjo është konfirmuar nga Policia e Rajonit të Ferizajt, shkruan lajmi.net.
“Po sot fatkeqësisht kemi pranuar informacion nga QKUK-ja që 27 vjeçarja shtatzëne ka ndërruar jetë”, kanë thënë nga Policia.
Kujtojmë se në këtë aksident që ndodhi para rreth një jave, mbetën të vdekur edhe katër persona të tjerë. /Lajmi.net/