Tjetër aksident me fatalitet: 65-vjeçarja goditet për vdekje nga vetura në rrugën Prizren-Gjakovë
Tjetër aksident me fatalitet: 65-vjeçarja goditet për vdekje nga vetura në rrugën Prizren-Gjakovë
Një grua e moshës 65-vjeçare është goditur për vdekje nga një veturë në rrugën Prizren – Gjakovë.
Nga Policia e Kosovës kanë thënë se aksidenti ka ndodhur rreth orës 18:50, shkruan lajmi.net.
“Sot me datë 28.02.2023, rreth orës 18:50 është raportuar një aksident trafiku – goditje e këmbësorit me fatalitet. Rasti ka ndodhur në rrugën nacionale Prizren-Gjakovë saktësisht ne fshatin Piranë përball pompës. Sipas informatave të para viktima është e gjinisë femërore 65-vjeçare” – ka thënë ai.
Në vendin e ngjarjes, përveç policisë kanë dalë edhe Prokurori i Shtetit dhe mjekët nga Instituti i Mjekësisë Ligjore.
Në lidhje me rastin, një i dyshuar është dërguar në mbajtje për 48 orë. /Lajmi.net/