Stano: S’ka njohje de-facto, qëllimi i dialogut është normalizimi i raporteve Kosovë-Serbi
Stano: S’ka njohje de-facto, qëllimi i dialogut është normalizimi i raporteve Kosovë-Serbi
Zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano është deklaruar sot për takimin e djeshëm në kuadër të dialogut Kosovë-Serbi në Bruksel.
Ndër të tjerash Stano është pyetur nëse propozimi evropian përmban njohjen De-Facto në mes Kosovës dhe Serbisë.
Ai me këtë rast tha se përgjigja e tij është jo.
“Përgjigjja e shkurtë është jo. Qëllimi i dialogut nuk është njohja, objektivi i dialogut është normalizimi i raporteve mes Kosovës dhe Serbisë dhe sa i takon përmbajtjes së normalizimit është e vendosur nga dy palët”,theksoi Stano.
Gjithashtu ai tha se për këtë duhet të vendosin palët, derisa Bashkimi Evropian ka vetëm rol ndërmjetësues.
“Pra u takon atyre, BE-ja është ndërmjetës, ne nuk e diktojmë çfarë do të bëjnë dhe si, por po i ndihmojmë që të arrijnë atje me maturinë europiane dhe kompromisin europian për përfitim të qytetarëve të tyre. Por objektivi dhe mandati jonë në këtë dialog është që t’i ndihmojmë që të arrijnë marrëveshjen finale gjithëpërfshirëse ligjërisht të obligueshme për normalizim të raporteve”, tha Stano./Lajmi.net/